Njoftim për mbajtjen e dëgjimit publik për Draft Statutin e Komunës së Malishevës

MalishevëPostuar: 18:40 / 26.07.2023

Njoftimi i plotë:

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës për hartimin e DRAFT STATUTIT TË KOMUNËS SË MALISHEVËS, duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Malishevës dhe Nenin 1.6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 06/20218. për Konsultime Publike,  Rregullores për Transparencë   të Komunës së Malishevës ju fton në:

DËGJIM PUBLIK

Lidhur me konsultimin e DRAFT STATUTIT TË KOMUNËS SË MALISHEVËS ,i cili do të mbahet me datën 28.07.2023 ora 14:00 (e premte)

VENDI: Salla e kuvendit komunal, Malishevë

Pjesëmarrja e juaj siguron një gjithpërfshirje në hartimin e statutit të ri të Komunës së Malishevës.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal
         Argjend  Thaçi
https://kk.rks-gov.net/.../degjim-publik-per-draft.../