Njoftim për takimin e parë publik të kryetarit Kastrati, me qytetarë për vitin 2023
MalishevëPostuar: 23:30 / 03.06.2023
Takimi i parë publik me qytetarë, do të mbahet, më 22.06.2023 në ora 11:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Temat e diskutimit:
1.Informimi i qytetarëve në lidhje me projektet e realizuara për vitin 2023, si dhe projektet që janë në proces të realizimit.
2.Diskutim për çështje të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës.
3.Të gjithë qytetarët që kanë pyetje rreth këtij diskutimi publik, mund t'i dërgojnë në e-mailin zyrtar të komunës; komuna.malisheve@rks-gov.net dhe kkmalisheve@gmail.com.