Panairi ''Dyert e Hapura'' mbledhë institucionet publike dhe bizneset private Malishevase
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi me bashkëpunëtorët e ekzekutivit dhe përfaqësues të kuvendit komunal, mori pjesë në këtë panair dhe nga fjala e tij veçojmë.
''Pikërisht, më 2 qershor, Kujtim Krasniqi, ra për çlirimin e vendit, për lirinë e Kosovës, shkollës shqipe, prandaj sot ju mësimdhënës dhe nxënës, biznese private të komunës sonë, kemi obligim para këtij brezi të bashkohemi dhe të punojmë fortë për të ardhmen e fëmijëve tanë, ne nga institucionet publike nuk do të kursejmë asgjë vetëm e vetëm të krijojmë zhvillim ekonomik, mirëqenie familjare sepse kur bashkëinvestojmë në resurset humane tonat, ne përmbushim një pjesë të përgjegjësive tona''. Në këtë frymë mesazhi ishte edhe drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi '' Ky bashkëpunim edhe më do të vazhdoi dhe bëri thirrje për bizneset të inkuadrojnë më shumë të rinj e të reja në praktikat e punës profesionale sepse janë tejet të gatshëm për tregun e punës''.
Edhe drejtori i QK ''Kujtim Krasniqi'' u zotua për punë me ekipin profesional të mësimdhënësve në të gjitha profilet që zhvillohen edhe nga ''Qendra për Karrierë'', që funksionon brenda kësaj shkolle.
Në fund u vizituan të gjithë profilet dhe sektorët prodhues që sot ishin prezantuar nga dijet e nxënësve në këtë panair.