Përfundon hartimi i Draft Rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2024 në Komunën e Malishevës
MalishevëPostuar: 12:23 / 18.09.2023
Hartimi i kësaj rregulloreje, apo plotësim ndryshimi i saj, ka qenë i planifikuar dhe çdo vit, kjo rregullore, plotësohet dhe ndryshohet, varësisht nga ligjet dhe dokumentet tjera, të cilat e rregullojnë fushat e taksave, ngarkesa dhe gjobave komunale.
Komisioni, e ka kryer punën e tij, duke e plotësuar rregulloren me ndryshimet e nevojshme, ndërsa tani pritet të vazhdohet me procedurat e tjera, para dërgimit të draftit, në Kuvendin e Komunës për miratim dhe hyrje në fuqi, në vitin 2024.