Përurohet rruga që shtrihet në fshatrat Gurbardh, Lumishtë dhe Turjakë të Komunës së Malishevës

MalishevëPostuar: 18:46 / 28.12.2023

“Realizimi i këtij projekti është në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës sonë, dhe për këtë i jam mirënjohës edhe ministrit të kësaj ministrie, Liburn Aliu, që e ka përkrahur financiarisht këtë projekt, që sot u përmbyll konform afateve dhe standardeve të parapara.
Me përkrahjen e qytetarëve dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me partnerin tonë qeverisës do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë gjatë vitit që po vjen.” – ka shkruar kryetari Kastrati.