Po vazhdojnë punimet në shkollën “Lasgush Poradeci” në Kijevë

MalishevëPostuar: 16:36 / 21.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:

Shkolla “Lasgush Poradeci” në Kijevë po merr pamjen që meriton.

Punimet në këtë investim që po e bëjmë përmes masave të efiçiencës po ecin shumë mirë, ku tashmë thuajse ka përfunduar faza e izolimit të jashtëm të objektit, derisa në ambientet e brendshme është duke u punuar në mënyrë që ky institucion shkollor të jetë i gatshëm për vitin e ri shkollor.

Investimet e qeverisjes sonë komunale do të vazhdojnë edhe më tej, kudo në vendbanimet tona dhe gjithnjë në interes të përgjithshëm të qytetarëve tanë.