Po vazhdon ndërtimi i Sheshit të Dëshmorëve në Malishevë

MalishevëPostuar: 00:13 / 01.08.2023

Postimi i plotë i kryetarit Kastrati:

Një ëndërr e madhe po bëhet realitet!

Ndërtimi i Sheshit të Dëshmorëve, projekti më i madh në historinë e zhvillimit të Malishevës po ecën si është më së miri.

Falë një pune të madh që po bëhet nga punëkryesi, projekti i Sheshit të Dëshmorëve po realizohet me hapa shumë të shpejt, ku sot është bërë betonimi i pllakës së parkingut nëntokësor, një aset në ndërtim i komunës sonë dhe i shumë pritur nga qytetarët tanë.