Thirrje për aplikim për fermerët nga Komuna e Malishevës
MalishevëPostuar: 14:03 / 01.08.2023
Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Sylë Dukolli, thirrja e bërë është për subvencionimin e qumështit për periudhën Janar-Qershor 2023, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata blegtorë, të cilët dorëzojnë qumështin në qumështore apo pika grumbulluese të qumështit.
Subvencionimi i qumështit, të do jetë 0.03 euro (3 cent) për një litër qumësht dhe për këtë subvencionim mund të aplikojnë të gjithë fermerët të cilët janë banorë të Komunës së Malishevës dhe që e dorëzojnë qumështin.
Afati i aplikimit është nga data 07.08.2023 dhe zgjatë deri më 21.08.2023.
https://kk.rks-gov.net/.../drejtoria-e-bujqesise-ben.../