U mbajt takimi i tretë i Komisionit të performancës komunale të Malishevës

MalishevëPostuar: 12:10 / 01.09.2023

Në këtë takim i cili u drejtua nga Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe koordinatori, Arsim Morina, u diskutua për procesin e futjes së të dhënave në sistem, ku sipas zyrtarëve që raportuan, është shtuar dinamika e punës, bashkëpunimi ndërsektorial dhe pritet brenda afatit ligjor të përmbyllet  futja e të dhënave, por u kërkua që pjesa kohore e mbetur të shtohet edhe më angazhimi i zyrtarëve dhe të përmbyllet ky proces i rëndësishme i cili edhe mundëson kualifikimin për të qenë përfitues i grandit të performancës, pasi jemi  në proces si komunë.