Urimi i Kryetarit Kastrati për festën e Kurban Bajramit

MalishevëPostuar: 18:11 / 28.06.2023

Urimi i plotë i kryetarit Kastrati:

URIME KURBAN BAJRAMI!

Të gjithë qytetarëve tanë dhe kombit shqiptar në përgjithësi, me theks të veçantë bashkëqytetarëve që gjinden në mërgim, ju uroj përzemërsisht këtë festë të paqes, harmonisë dhe bashkëpunimit mes njëri-tjetrit.

Kjo festë le të shërbejë si reflektim i virtyteve më të mira dhe solidaritetit njerëzor në ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë. URIME!