Zhvendosen me lokacion zyret e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Malishevës

MalishevëPostuar: 12:17 / 25.01.2024

Me këtë rast, njoftohen të gjithë ata që kanë nevojë për shërbimet e kësaj drejtorie, që nga tani, shërbimet mund ti marrin në objektin e ri.

Zhvendosja e kësaj drejtorie, është bërë për shkak të ofrimit të kushteve më të përshtatshme të punës dhe ofrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve, si dhe për shkak të ndërtimit të qendrës së qytetit, përkatësisht rirregullimit të sheshit të qytetit, punime të cilat tashmë janë duke u realizuar.

Drejtori i kësaj drejtorie, Hajdin Berisha, kërkon nga qytetarët, që nga tani e tutje, të drejtohen në lokacionin e ri, ndërsa ka bërë të ditur se kushtet e punës dhe shërbimet do të jeni më efikase, për shkak hapësirës më të përshtatshme për shërbimet që kryhen.