Agjencia Kundër Korrupsionit mbyll rastin ndaj kryetarit të Mamushës
MamushëPostuar: 21:03 / 10.01.2016
AKK-ja në vendimin e publikuar ka bërë të ditur se rasti mund të rihapet në çdo kohë, kur mund të paraqiten rrethana të reja, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë vendim, nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, thuhet se Agjencia... kishte hapur rastin ndaj kryetarit Bütüç nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, që është trajtuar sipas legjislacionit përkatës.
Zyrtari i lartë Bütüç është hetuar për konflikt interesi, sepse krahas funksionit publik të zyrtarit të lartë publik, ka qenë pronar i vetëm në biznesin privat NPT. Derya, thuhet në vendimin e AKK-së.
/koha.net