Mamusha pa shqetësime për sigurinë

MamushëPostuar: 08:57 / 10.12.2015
Gjatë diskutimeve, anëtarët e këtij trupi kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Mamushë është në nivel të kënaqshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Ndërkohë janë marrë dhe disa vendime. Kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc, ka njoftuar se në takimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi është arritur pajtimi “që të formohet grupi punues për hartimin e planit vjetor të punës lidhur me çështjet e sigurisë”.

 

“Ndërsa gjendja aktuale e sigurisë është vlerësuar të jetë e mirë”, ka thënë Butuc. Njëherësh, ka bërë të ditur se anëtarët e Këshillit... kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe popullatës lokale duhet të jetë në nivel më të lartë dhe se duhet të ndërmerren hapa konkretë në këtë plan.

 

Butuc, gjithashtu ka sqaruar se ka plane që gjatë vitit të ardhshëm në Mamushë të aplikohet sistemi elektronik i kontrollit, i cili pritet që të kontribuojë në uljen e shqetësimeve që kanë të bëjnë me sigurinë.