Mamusha siguron përkrahjen e kryeministrit për lidhje në autostradë
MamushëPostuar: 09:05 / 15.04.2016
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të mërkurën pasdite, ka premtuar se do të ofrojë përkrahje për lidhjen e kësaj komune me autostradën, që, sipas tij, do të sjellë përfitim në pikëpamje të kohës dhe ekonomisë për banorët e kësaj ane.
Spasa Andrijeviq, përfaqësues serb nga fshati Novakë, kohë më parë ka bërë të ditur se është e tepërt të flitet për rëndësinë e lidhjes në autostradë të kësaj ane pasi që "rrugët bashkojnë njerëzit dhe interesat e tyre".
Ndërsa kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuç që është edhe ideator i kësaj iniciative është shprehur i kënaqur me faktin që ka gjetur mirëkuptimin e kryeministrit gjatë diskutimit të kësaj teme në takimin e tyre të fundit të zhvilluar në zyrën e tij./KohaNet/InfoKomuna/