Qeveria do të ndajë fond emergjent edhe për Mamushën
MamushëPostuar: 14:22 / 23.08.2018
Në këtë takim, është biseduar për të arriturat në komunë, investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe për prioritetet e qeverisë në përkrahje të bujqve të Komunës së Mamushës.
Haradinaj është njoftuar nga kryetari Krasniq, për dëmet që u janë shkaktuar ekonomive familjare dhe bujqve të Mamushës nga reshjet e shiut.
“Kemi marr obligimin që sikur edhe për komunat tjera të prekura nga vërshimet, ashtu edhe për Mamushën të ndajmë një fond emergjent, kurse dëmet tjera në infrastrukturë dhe biznese, Qeveria do t’i marrë obligimet e veta në bazë të vlerësimit të ekspertëve të komunës, Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Infrastrukturës”, tha ai.