Afër zgjidhjes për të ashtuquajturin Universiteti i Prishtinës në veri?!
Drejtori i Zyrës për Kosovë është takuar dje me përfaqësues të Këshillit të Universitetit të Prishtinës me seli në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton RTK2.
Të gjitha shqetësimet janë zgjidhur, në lidhje me vazhdimin e punës së Universitetit, siç njoftoi pas takimit, Rektori i të ashtuquajturit Universiteti të Prishtinës, me seli në Mitrovicën Veriore, Srecko Milacic.
Ai thotë se është i kënaqur se të gjitha mosmarrëveshjet zgjidhen rreth letrës së dërguar nga Zyra për Kosovë dhe në Ministrinë e Arsimit dhe se ajo ka rënë dakord për të punuar në mënyrë unike në të ardhmen.
Komuniteti akademik, profesorë të saj, studentët dhe të gjithë ata që përbëjnë universitetin do të vendosin për fatin e të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës në Veri të Mitrovicës me mbështetjen e gjithë Serbisë, ka thënë Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovë.
Megjithatë, kur u pyet nëse letra është tërhequr, dërguar Zyrës së Ministrisë së Arsimit të Serbisë për integrimin e të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës në Veri të Mitrovicës në modelin e Universitetit të Evropës, një përgjigje konkrete nuk është marrë.
Milan Savic, kryetari i Parlamentit të Studentëve, shprehu mendimin se nuk pranojnë ndonjë ndryshim në statutin e universitetit dhe se parlamenti i studentëve, si gjithmonë, ishte në shërbim të njerëzve, kryesisht studentë.
Përndryshe, modeli i Universitetit të integruar, siç është propozuar për centralizim të menaxhimit, nga Rektori në vend të dekanateve të veçanta është e bazuar në mënyrën e administrimit të Universitetit të Novi Pazarit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb të Mitrovicës së Veriut beson se një nismë e tillë do të vinte për heqjen e të gjitha institucioneve të Serbisë në territorin e Kosovës. Universiteti i Prishtinës u themelua në vitin 1969.
Pas bombardimeve të vitit 1999, i ashtuquajturi Universitet i Prishtinës ka lëvizur përkohësisht në Krushevc. Në fund të vitit 2001, selia e tij u zhvendos në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ajo është sot. Brenda Universitetit ka dhjetë fakultete, me të regjistruar rreth 12.000 studentë.