Bajrami i Madh sot u fal edhe në pjesën veriore të Mitrovicës
Më shumë se 200 qytetarë, të cilët falën namazin në ambient të hapur, u shprehën tejet të lumtur që pas 17 vitesh sërish po dëgjohet ezani në këtë pjesë të Mitrovicës, transmeton KP.
Imami Cena Bala, ka uruar që shqiptarët e veriut në të ardhmen të falen në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri, dhe jo nëpër xhamitë e ndryshme në jug të qytetit.
Ceremonia e faljes së namazit është zhvilluar nën masa të shtuara të sigurisë ku përveç pjesëtarëve të policisë të stacionit të veriut, ka pasur edhe pjesëtarë të KFOR-it, si dhe karabinierë italianë.
Ndryshe, pas shkatërrimit të xhamisë së Ibrit gjatë luftës nga ana e ekstremistëve serbë, e cila ndodhej në veri të këtij qyteti, ky ka qenë rituali i parë fetar që është mbajtur në këtë pjesë, ndërsa është organizuar nga vetë banorët e Lagjes së Boshnjakëve.