Detaje të Policisë për serbët e arrestuar që iu gjetën granata

Mitrovica Ver.Postuar: 12:14 / 23.10.2017

Në raportin e sotëm policor, thuhet se me autobus udhëtonin 57 udhëtarë.

Me urdhër të prokurori, ndaj tre të dyshuarve serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar.

Koha.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por kanë thënë se për veprime dhe vendime të mëtejme është në kompetencë të organeve të drejtësisë.