Digjet një shkollë në veri të Mitrovicës

Mitrovica Ver.Postuar: 10:37 / 02.09.2016

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se në vendin ku ka shpërthyer zjarri kanë jetuar tre familje të nacionalitetit serb, dy familje nga jugu i Mitrovicës dhe një nga Kroacia, ndërsa një person rreth 60 vjeçar është trajtuar në spitalin e veriut si pasojë e lëndimeve të pësuara.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur që rreth mesnatës ta lokalizojnë zjarrin.

Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.