Duhet pasur kujdes me hartimin e statutit të Asociacionit
Mitrovica Ver.Postuar: 10:05 / 17.06.2016
Sipas tij, nëse veprohet në këtë frymë do të kemi një asociacion pa fuqi ekzekutive dhe vendimmarrje politike.
Në një intervistë për Epokën e re, Ismajli ka bërë me dije se AKK-ja është e gatshme për të kontribuar në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se në të ardhmen komunat me shumicë serbe do të shohin se ekzistimi i dy asociacioneve sdo të jetë shumë i rëndësishëm dhe në funksion të pushtetit lokal.
Ismajli beson se me kalimin e kohës do të gjendet një formë që këto dy asociacione të veprojnë si një trupë e vetme.