Furnizohen me ujë të pijshëm tri fshatra në veri të Mitrovicës
Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që sa më parë të zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, sidomos ato që kanë të bëjnë me kushtet elementare për jetë siç është uji.
Me këtë rast zëvendësministrja Zogaj Gashi, e shoqëruar nga zëvendësministri Bajram Gecaj, kanë zhvilluar një takim me menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Ujërave në Mitrovicë, prej nga u informuan për ecurinë e furnizimit me ujë për këto tri fshatra, të cilat më parë kanë patur problem furnizimin më ujë të pijshëm.
Zogaj Gashi, tha se MZHE, është angazhuar që këto fshatra të kenë në afat sa më të shkurtë furnizim të sigurt me ujë të pijshëm, duke shtuar se edhe më tej do të mbështesë iniciativa, të cilat normalizojnë jetën e qytetarëve në tërë vendin, raporton Veriu.info.
Ndërkaq, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se nga Zyra e kryeministrit, respektivisht Zyra për komunitete për këtë projekt ka dhënë 25 mijë euro, ndërsa procedurat janë zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Ai ka shtuar se për funksionimin e pompave të ujit Qeveria ka siguruar tri çështje siç janë financimi, mirëmbajtja dhe sigurimi me energji elektrike, duke shtuar se tashmë Komuna e Zveçanit është zotuar se do të ketë furnizim të rregullt të energjisë për funksionimin e këtyre pompave që furnizojnë këto tri fshtra me ujë të pijshëm.
Ndryshe, të dy zëvendësministrat janë zotuar se së shpejti do të krijohet një grup punues në përbërje të ekspertëve të MZHE-së dhe KRU Mitrovica, ku me këtë rast të gjitha pengesat e furnizimit më ujë do të adresohen ne Qeveri, derisa për mirëmbajtjen e pompave do të kujdeset KRU Mitrovica./Veriu.info/