Gjyqtarë e prokurorë serbë nisin punën nga 1 tetori
Trajnimet i ka organizuar misioni i OSBE-së në Kosovë. Prej 16 deri më 20 maj, profesionistët ligjorë të veriut të Kosovës kanë mësuar se si të ndahet drejtësia nga lëmi i standardeve të të drejtave të njeriut gjatë procedurës gjyqësore, shkruan sot gazeta 'Zeri'.
Ata janë informuar dhe përfshirë në diskutime thelbësore lidhur me të drejtat e njeriut, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, që kërkohen për të siguruar një gjykim të drejtë.
Trajnimi përbëhej nga prezantime dhe ligjërata mbi standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mjetet për të bërë kërkime në bazën e të dhënave të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të drejtat e qasjes në drejtësi dhe
barazi në administrimin e drejtësisë, të drejtën për gjykim publik, të drejtën e prezumimit të pafajësisë dhe privilegjit kundër vetinkriminimit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, parimit të barazisë së armëve dhe të drejtën në dëgjim, përpara një gjykate kompetente, të pavarur dhe të paanshme, të themeluar me ligj.