Kapet duke kontrabanduar mish

Mitrovica Ver.Postuar: 20:18 / 27.02.2016
Mirëpo, një gjë të tillë nuk ia ka arritur, pasi që i kanë rënë në gjurmë pjesëtarë të policisë kufitare.

Siç njofton Policia e Kosovës i dyshuari ka tentuar ta fus mishin pa dokumentacion duke mos iu ditur prejardhja e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/serb pasi i njëjti dyshohet se me veturën e tij kishte kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur një sasi e mishit dhe produkteve të mishit për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës. Me vendim të prokurorit vetura dhe malli i kontrabanduar janë konfiskuar dhe dorëzuar zyrtarëve të Doganave”, njofton Policia e Kosovës.

Më tej ndaj të dyshurit kontrabandues i mishit vazhdohet me procedura tjera, siç vendos prokurori.