Mbi 1 mijë banorë presin përgjigje për tu kthyer në pronat e veta në veri
Mitrovica Ver.Postuar: 08:31 / 19.05.2016
Ka qenë deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qelaj, i cili ka kërkuar sqarime nga ministri për Kthim, Dalibor Jevtiq, në seancën plenare të mërkurën, e cila u përshkua me mungesa të shumta të deputetëve nga partitë në pushtet.
Për mungesat e tyre kanë nisur të ndiejnë keqardhje edhe shefat e dy grupeve më të mëdha parlamentare, Adem Grabovci (PDK) e Ismet Beqiri (LDK), të cilët sërish janë detyruar të kërkojnë shtyrjen e votimit për disa pika. Ndërkaq opozita vazhdon ti bojkotojë punimet e Kuvendit.