Mitrovica e Veriut ndërton universitet të ri [Foto]

Mitrovica Ver.Postuar: 09:00 / 13.10.2016

Ndërtimi planifikohet të bëhet në lokacionin e shkollës “Branko Radiçeviq” dhe do të ofrojë ambient për katër fakultete: Arteve, Ekonomik, Juridik dhe i Shkencave, njofton Klan Kosova.

Puna për ndërtimin e tij pritet të fillojë në mars të vitit tjetër, deri kur duhet të finalizohen të gjitha detajet teknike, ndërsa projekti financohet nga Bashkimi Europian.