Mitrovica e Veriut po furnizohet normalisht me ujë

Mitrovica Ver.Postuar: 13:20 / 26.04.2016

Në mediat serbe është raportuar këtë të martë se pjesa veriore e Mitrovicës nuk është duke u furnizuar me ujë shkaku i mosfunksionimit me kapacitete të plota të fabrikës së ujit në Shipol.

Miftari ka thënë se shkak i ndaljes së ujit ka qenë borxhi që kanë banorët e kësaj pjese ndaj ujësjellësit.

Ai ka deklaruar se sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ku ka marrë premtime se qeveria do të kryej këto obligime.

“Sot pata një takim me ministrin Stavileci dhe ai më premtoi se qeveria do të kryej pagesat për këto borxhe, pas kësaj menjëherë është lëshuar uji edhe për banorët e pjesës veriore.”, ka thënë Miftari.