MPB dorëzon vetura për shërbimet emergjente për tri komunat veriore
Mitrovica Ver.Postuar: 16:23 / 15.12.2017
Sipas komunikatës nga MPB në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministri i punëve të Brendshme, Milan Radojevic, drejtori i AME-së, Fadil Kodra, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiç, Vucina Jakovic, Kryetari i Zveçanit si dhe zyrtarë të tri komunave.
Këto tri vetura i ka ndarë Agjencia për Menaxhim Emergjent për drejtoritë e Emergjencave, me qëllim të përmirësimit të shërbimit për qytetarët e asaj pjese.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen tri komunat veriore sa i përket aspektit të menaxhimit të emergjencave dhe për bashkëpunimin sa i përket nivelit lokal me Ministrinë e Punëve të Brendshme