Në veri të Mitrovicës digjen dy vetura

Mitrovica Ver.Postuar: 11:36 / 26.10.2017

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Besim Hoti për radio Kontakt plus ka thënë se zjarri ka rënë rreth orës 04:50 dhe ai ka përfshirë tri vetura private e shkaku do të përcaktohet më vonë.

„Ka supozime të ndryshme lidhur me këtë incident. Policia tash për tash vetëm mund të konfirmojë se tri automjete udhëtarësh janë dëmtuar e më pas do të verifikohet cili ka qenë shkaku”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se nuk mund përjashtohet mundësia që zjarri të jetë vënë qëllimshëm e as mundësia që ai të ketë rënë nga rryma pasi aty afër diku ndodhet trafo stacioni.

Zjarri ka rënë në një shtëpi private në Mëhallën e Boshnjakëve.