Nesër në veriun e Mitrovicës protestohet për sigurinë dhe papunësinë
Mitrovica Ver.Postuar: 12:37 / 12.10.2017
Kjo protestë do të mbahet duke nisur nga ora 14:00 në Lagjen e Boshnjakëve dhe sipas organizatorit Florent Azemi, lidhet me disa incidente që kanë ndodhur në këtë pjesë në dhjetë ditët e fundit, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë përmes telefonit për klankosova.tv se komuniteti shqiptar po sulmohet në këtë pjesë.
Ky është paralajmërimi i protestës, për të cilën është e njoftuar edhe policia.