Plagoset me armë një person në veri të Mitrovicës

Mitrovica Ver.Postuar: 08:41 / 13.09.2016

Sipas burimeve të Kosovapressit, autorët e këtij incidenti janë D. Slaviq dhe M. Deleviq, të cilët janë arrestuar nga Policia, derisa tek i pari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate rreth orës 01:30 në rrugën “Mbreti Pjetër” në veri të Mitrovicës.

“Dyshohet se deri tek incidenti ka ardhur pas një zënke mes vete në një dyqan Fast-Food në veri”, kanë thënë burimet, duke shtuar se Deleviq për shkak të veprave të rënda të kryera në Serbi, ka fletëarrest nga ky shtet dhe po fshihet në veri të Mitrovicës.