Prezantimi i programit të bursave postdiplomike
Mitrovica Ver.Postuar: 14:55 / 04.02.2016
Në hapësirat e Qendrës për informim dhe kulturë të BE-së në Mitrovicën Veriore, me datën 05.02.2016 do të mbahet një sesion informativ në të cilin do të paraqiten detajet lidhur me procedurën e aplikimit për programin e bursave postdiplomike për KosovënYoung Cell Scheme. Programi ka të bëj me studimet postdiplomike në fushën e drejtësisë,administratës publike dhe ekonomisë.Që nga viti 2004 projekti "Young Cell Scheme,si program i bursave postdiplomike për Kosovën, ka pasur për qëllim të kontribuoj një krijimi efektiv, efikas dhe transparent në administratën publike të Kosovës,në të gjitha nivelet.
Qëllimi i gjithëmbarshëm i këtij programi është ndërtimi profesional, llogaridhënës dhe apolitik i shërbimit publik në Kosovë,duke përkrahur administratën publike përmes programit të bursave.
Në këtë mënyrë, programi aspiron në përmirësimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve shtetëror me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira qytetarëve të Kosovës dhe të plotësimit të zotimeve të cilat dalin nga procesi i integrimit të vendit në Bashkësinë Europiane.
Programi YCS mbështetet nga Zyra e Bashkësisë Europiane në Kosovë dhe zbatohet nga Këshilli Britanik përmes projketit dyvjeçar të cilin e quajtën "Young Cell Scheme".
Me datën 25 Janar projekti ka filluar me punën e tij në raundin e dhjetë me rradhë në të cilin qytetarëve të Kosovës do tiu ndahen 32 bursa në sektoret në vijim: drejtësi,administratë publike dhe ekonomi.