Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve tek ura në Mitrovicë
Mitrovica Ver.Postuar: 09:36 / 24.06.2016
Ndihmë mjekësore në spitalin e veriut të Mitrovicës, pas rrahjes kanë kërkuar Strahinja Barbullov (1993) nga qyteti i Kikindës të Serbisë dhe Dushan Ivkoviq (1993) nga Leskovci, po ashtu qytet në Serbi.Nuk dihet motivi i kësaj rrahje, por mësohet se ka pasur edhe të lënduar tjerë nga të dyja palët, të cilët nuk janë paraqitur fare për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i policisë në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për kp se nuk është në dijeni për një incident të tillë, dhe se nuk është raportuar të ketë ndodhur diçka e tillë sa i përket pjesës jugore të qytetit.
Zona e përgjegjësisë së policisë në Mitrovicë ndahet me urë, përkatësisht mesi i urës përcakton jugun dhe veriun e këtij qyteti, ku vazhdimisht qëndrojnë patrulla policore në të dyja anët e urës.