Rrihet një shqiptar në veri të Mitrovicës

Mitrovica Ver.Postuar: 11:24 / 14.09.2016

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në veri të Mitrovicës.

“Viktima derisa po hynte në njërën prej objekteve afër Raiffeisen Bankës për të dorëzuar dokumentacionin rreth një tenderi, është sulmuar nga katër persona, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë dhe i është marrë komplet dokumentacioni”, kanë thënë burimet, duke shtuar se i njëjti është dërguar me automjet të policisë në spitalin e jugut të Mitrovicës për trajtim.

Deri tani nuk dihet motivi dhe autorët e këtij incidenti.