Rruga Mitrovicë-Zveçan hapet së shpejti për qarkullim

Mitrovica Ver.Postuar: 12:27 / 14.03.2016

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës Musa Dragaj ka thënë për Klan Kosovën se kjo rrugë e njohur si tek vendi i quajtur Kërrshi i Dudës është në pastrim e sipër dhe shumë shpejt pritet që të lirohet plotësisht për qarkullim.

Dragaj ka apeluar që të gjithë ata që kalojnë në këtë rrugë të kenë kujdes të shtuar për shkak se ekziston rreziku i shembjes së sërishme.

Kjo rrugë shfrytëzohet për qarkullim nga banorët e fshatrave Kelmend, Boletin e Zhazhë, poashtu edhe nga ata që duan të shkojnë në Zveçan e Leposaviç.