Shpërthim pranë Objektit të Qeverisë në veri të Mitrovicës
Mitrovica Ver.Postuar: 00:17 / 11.01.2017
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.
Si pasojë e shpërthimit ka dëme materiale, janë dëmtuar xhamat e këtij objekti ndërsa nuk ka të lënduar.
Njësitet policore dhe të hetuesisë janë në vendin e ngjarjes, përderisa ka arritur edhe njësiti i hetuesisë për identifikimin e mjetit shpërthyes i cili dyshohet të jetë granatë dore, njofton Klan Kosova.
Ende nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar.