Studentët në Mitrovicë kërkojnë ndërrimin e Gjuriqit
Mitrovica Ver.Postuar: 14:27 / 28.03.2016
Këtë ndërrim ata e kërkuan për shkak të propozimit të tij që Qeveria e Serbisë të shuajë të gjithë fakultetet, dhjetë sish, në Universitetin e Prishtinës me seli në Mitrovicë dhe themelimin e Universitetit të integruar në Mitrovicë.
Sipas medieve të Beogradit, është mendim i përgjithshëm se vendimi i tillë do të kishte pasoja të paparashikueshme për mbetjen e Universitetit (serb) të Prishtinës si njëri nga institucionet kryesore të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe se, siç po pohohet, ky është hapi i parë drejt integrimit të Universitetit në sistemin universitar të Kosovës.
Kërkesën për shuarje të Universitetin të Mitrovicës, e ka bërë Marko Gjuriq më 21 mars te Ministria serbe e Arsimit./Kohanet