Suspendohen tre policë serbë të veriut për ryshfet

Mitrovica Ver.Postuar: 14:09 / 28.02.2016

Mediat raportojnë se policët dyshohet se kanë marrë ryshfet 20 euro nga një qytetar i Novi Pazarit të Serbisë.

Siç raportohet, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 14.00 afër Zubin Potokut, përkatësisht tre kilometra afër kufirit të Bërnjakut, derisa viktima ishte duke qarkulluar me automjetin e tij në drejtimin Kosovë-Serbi.