UNDP prezanton rezultatet e punës në pjesën veriore të Kosovës

Mitrovica Ver.Postuar: 09:01 / 22.09.2016

UNDP ka përkrahur në vazhdimësi zhvillimin e komunave veriore përmes programeve të ndryshme që adresojnë papunësinë, mjedisin, tregtinë, dhunën në familje dhe aftësimin e zyrtarëve lokal.

Disa nga këto aktivitete janë përpjekje të përbashkëta me agjencitë tjera të OKB-së në Kosovë që punojnë bashkërisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Në konferencë për media do të flasin Andrew Russell, Kordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së dhe Sh.S. Anne Huhtamäki, Ambasadore e Finlandës në Kosovë, do të prezantohen rezultatet e projekteve dhe disa nga përfituesit do të ndajnë përvojat a tyre.