Veriorët thonë se nuk do të hapet ura mbi lumin Ibër
Mitrovica Ver.Postuar: 09:42 / 31.01.2018
Ai ka rënë nën ndikimin e njoftimit të ditës e martë, i cili shoqërohej me foton e urës kryesore.
Rakiq ka marrë shkas nga kjo për të përsëritur se nuk ka hapje të urës kryesore në Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ky është një lajm i rremë dhe dezinformatë në mënyrë që të prodhohet destabilizim në veri të Kosovës, si dhe të bëhet futja e trazirave në mesin e popullatës serbe”, ka thënë Rakiq për “Tanjug”.
Ura, për të cilën Rakiq mori shkas të deklarohet, gjendet mbi lumin Sitnica, nën lagjen “Bair” dhe është ndërtuar nga KFOR-i dhe FSK-ja. Por, ura kryesore e cila vazhdon të jetë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës vazhdon të jetë e mbyllur. Kjo, pikërisht për shkak të ndaljes së punimeve nga Rakiq. /InfoKomuna/