Vonesat në funksionalizimin e gjyqësorit mund të përshkallëzojnë situatën në veri
Mitrovica Ver.Postuar: 11:21 / 20.09.2017
Pas shkeljes së afateve, tani palët janë dakorduar që marrëveshja të nisë së zbatuari më 17 tetor. Por, përveç datës për nisjen e punës, gjyqtarët serbë nuk kanë asnjë informacion për punën që i pret, shkruan sot Koha Ditore.
Jelena Krivokapiq, gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës Veriore ka thënë se asnjë informacion nuk u ka ardhur qoftë nga Beogradi apo Brukseli se cilat do të jenë detyrat e tyre me marrëveshjen e re.
Ajo ka folur edhe në emër të kolegëve, duke thënë se do ta kenë vështirë të pranojnë të kalojnë në sistemin e Kosovës, përderisa nuk rregullohet statusi i tyre me ndonjë ligj të veçantë.