Zgjedhjet në veri, kështu do të duket dizajni i fletëvotimeve
KQZ-ja përmes një njoftimi ka publikuar përmbajtjen dhe dizajnin e këtyre fletëvotimeve.
Ndërkaq, siç bëjnë të ditur nga KQZ-ja numri i votuesve në Leposaviq është 13.318, në Zubin Potok është 6.661 votues, në Zveçan 6.998 dhe në Mitrovicë e Veriut 18.118 votues.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen me 23 prill ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar disa parti e kandidat nga partitë politike.
Në Mitrovicën e veriut janë tre kandidatë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, PDK garon me Taulant Kelmendin si dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje shkruan Telegrafi.
Në Leposaviq janë tre kandidat PDK garon me Albulena Behluli – Hetemi, Alekandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Zveçan janë gjithashtu tre kandidat, Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviq – Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/