230 studentë përfitues të bursave nga Komuna e Mitrovicës

MitrovicëPostuar: 17:39 / 06.02.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Hamza:

Të dashur qytetarë,

Sot me sukses është përfunduar procesi i përzgjedhjes së 230 studentëve bursist të Komunës së Mitrovicës.

Dua të falënderoj secilin student për angazhimin e palodhur dhe për dëshirën e tyre të vazhdueshme për tu arsimuar. Investimi në arsim dhe rini është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për qytetin tonë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin në rrugën tonë drejt suksesit dhe zhvillimit të qytetit!