Dhurohen pajisje shtëpiake për 20 familje në asistencë sociale të Mitrovicës
MitrovicëPostuar: 23:03 / 29.09.2023
Ky donacion është dedikuar për 20 familje mitrovicase në asistencë sociale.
Nga ky numër, 10 familje kanë përfituar frigoriferë të nevojshëm për ruajtjen e ushqimit, ndërsa 10 familje të tjera janë pajisur me shporeta elektrikë.
Drejtoria për Mirëqenie Sociale, së bashku me organizatën humanitare Bereqeti i kanë verifikuar të gjitha familjet të cilat përfituan nga ky projekt në mënyrë që të mbështeten ato familje që me të vërtetë kanë nevojë.
Ky veprim humanitar tregon kujdesin për mirëqenien dhe mbështetjen e familjeve me gjendje të rënduar ekonomike në Mitrovicë.