Diskutohet SWOT ANALIZA e projektit "Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve të shkollave fillore e të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Mitrovicës"

MitrovicëPostuar: 13:00 / 21.11.2023

Grupi punues për përgatitjen e raportit përfundimtar të të projektit "Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve të shkollave fillore e të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Mitrovicës" i emëruar nga drejtori i Drejtorisë Për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani ,mbajti takimin e rregullt të tij ku u diskutua SWOT ANALIZA e këtij projekti.

Diskutimi u bazua në draftin e prezentuar nga udhëheqësi i këtij grupi Dr.Mehmet Uka , koordinator i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore në QKMF.

Anëtarët e grupit punues,i cili përbëhet nga profesionistë shëndetësorë të profileve të ndryshme dhe zyrtarë të drejtorive për shëndetësi dhe për arsim ,diskutuan hollësisht për specifikat e rrjedhës së zbatimit të projektit të realizuar në këtë vit, si dhe dhanë rekomandimet për zbatimin e projektit në vitet e ardhshme.

Në takim mori pjesë edhe Drjtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani ,i cili falënderoi anëtarët e grupit për punën që po bëjnë në procesin e përgatitjes së raportit përfundimtar por edhe të gjithë profesionistët shëndetësor dhe zyrtarët administrativë dhe mbështetës ,të cilët kontribuan në realizimin e suksesshëm të këtij projekti shumë ambicioz dhe shumë të rëndësishëm.