DKA në Mitrovicë mban mbledhjen e rregullt me drejtorë të shkollave
Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës: raporti i suksesit në gjysmëvjetorin e dytë si dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2023-24.
Gjatë këtij takimi u promovua edhe motoja e këtij vitit "Lexojmë dhe Shkruajmë për të kuptuar".
Nga drejtorët e shkollave u ngritën shqetësime për vonesën e shpërndarjes së teksteve shkollore. Ndërsa DKA ka sugjeruar që shkollat të bashkëpunojnë në mes vete duke shkëmbyer librat e tepërta të klasave 6-9, me shkollat që kanë mungesë të tyre.
Ndërsa për librat e klasave 1-5 të gjejnë forma ti udhëzojnë prindërit për aplikim për libra në platformën e-Kosova.
Drejtoresha Kadriu, ka thënë se mungesa e librave këtë vit mund të shkaktojë fillimin e vitit shkollor me vështirësi.