Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë prezanton përgatitjet për vitin shkollor 2023/2024 dhe investimet e reja në shkolla
Në fjalën e saj, ajo ka theksuar se të gjitha përgatitjet teknike, funksionale dhe përmbajtësore janë kryer me sukses, duke krijuar kushtet e nevojshme për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Motoja e këtij viti shkollor është "Lexojmë dhe shkruajmë për të kuptuar", një ftesë e drejtoreshës Kadriu drejt mësuesve për të mbështetur fëmijët në të gjitha aktivitetet dhe ndihmën e tyre, duke vënë theksin në aftësinë e tyre për të lexuar dhe shkruar me kuptim.
Tutje, drejtoresha Kadriu ka folur për investimet e kryera në institucionet shkollore gjatë vitit 2023. Ajo ka përmendur disa projekte të rëndësishme si pjesa e dytë e oborrit të çerdhes "Gezimi ynë", investime në shkollën fillore "Eqrem Çabej", si dhe investimet në shkollat "Anton Z. Çajupi", "Hasan Prishtina" dhe "Skënderbeu".
Drejtoresha Kadriu ka theksuar ndër të tjera edhe projektin për efikasitet energjetik në shkollën "Skënderbeu", si dhe projektet e lidhura me rregullimin e nyjeve sanitare në shkollën "Bislim Imeri" në Kçiq.
Këto investime tregojnë angazhimin e vazhdueshëm të DKA-së në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe kushteve të mësimdhënies.
tura dhe këmbësorë tek Stacioni Policor në Ferizaj, vepër që çdo ditë po merr formën e një kryevepre infrastrukturore.