Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë përmbyllë aktivitetet për shënimin e javës së sensibilizimit kundër kancerit të qafës së mitrës
Aktivitetet vijuese në fokus kishin grat e moshave 30-50 vjeçare. Kjo javë i ’u dedikua kësaj kategorie duke organizuar punëtori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pastaj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhabar dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë.
Në këto takime me biseda interaktive në mes grave dhe personelit shëndetësor janë dhënë informata dhe janë sensibilizuar gratë për rendësin e kujdesit për shëndetin e tyre, duke ua sqaruar domosdoshmërinë e nënshtrimit të skrining testeve dhe rolin që kanë ato për parandalimin e sëmundjeve e në këtë rast për kancerin e qafës së mitrës dhe tema të ndërlidhura me shëndetin reproduktiv.
Sesionet informuese për kancerin e qafës së mitrës dhe rëndësinë e vaksinës HPV u mbajtën në ShFMU “Eqrem Çabej “, ShFMU “Migjeni” dhe në ShFMU “Musa Hoti”.