Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ka pranuar donacion një karrige stomatologjike

MitrovicëPostuar: 17:53 / 08.02.2024

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka falënderuar kompaninë Madekos,  për dhurimin e kësaj karrige stomatologjike duke theksuar se nuk është hera e parë, që kjo kompani jep donacione për shëndetësinë e Mitrovicës.

Kjo karrige stomatologjike është instaluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë, e cila është ndërtuar plotësisht e re dhe sipas drejtorit Shabani krahas shërbimeve tjera shëndetësore do të ofrojë edhe shërbimet shëndetësore të shëndetit oral.

Drejtori Shabani, njoftoi që pothuajse janë finalizuar të gjitha punët përgatitore për  fillimin e punës së Qendrës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë, e cila shumë shpejt pritet të fillojë ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e Koshtovës dhe fshatrave në afërsi, të cilët për një kohë të gjatë janë ballafaquar me mungesën e qendrës shëndetësore në komunitetin e tyre  dhe shërbimet shëndetësore kanë qenë të detyruar ti marrin në QMF-të dhe AMF-të  tjera.

Drejtoria për Shëndetësi dhe njësitë vartëse të saj (QKMF, QMF-të dhe AMF-të) mbeten të përkushtuara për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.