Filluan punimet infrastrukturore në zonën e lirë ekonomike në Mitrovicë
MitrovicëPostuar: 19:34 / 16.10.2023
Punimet nga afër i kanë inspektuar, kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtori i DSHPI-së Granit Tmava, dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Elvis Feka.
Këto investime ndërtojnë dhe përmirësojnë rrugët kyçe që ndikojnë thellësisht në funksionimin e bizneseve dhe tërheqjen e investitorëve të rinj.
Kryetari Hamza lidhur me këtë projekt ka shkruar se: “Zona e lirë ekonomike po bëhet me infrastrukturë të re rrugore!
Asfaltimi i rrugës në këtë zonë, lehtëson çasjen dhe operimin e bizneseve duke krijuar kushte më të favorshme për punë.
Bashkë për Mitrovicën!”
Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për rritjen e kapaciteteve ekonomike të komunës dhe përparimin e jetës së qytetarëve.