Filluan punimet në ndërtimin e rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 15:54 / 21.08.2023

Për të përcjellë dinamikën e punimeve, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava, drejtorë të drejtorive komunale, asamblistë dhe banorë të lagjes.

Kryetari Hamza, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që po realizohet njëri nga premtimet kryesore të fushatës së tij, ku rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i kësaj rruge, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me rastin e përfundimit të këtij projekti.

Më tutje, i pari i komunës, z. Hamza ka shtuar se ky projekt do të ofrojë infrastrukturë moderne për këtë lagje, dhe se shumë shpejtë do të fillojnë në realizimin e projekteve të tjera në dobi të qytetarëve të Mitrovicës.